Projekte të implementuara nga organizata TED deri tani e në vazhdim:
Integrimi i Politikave gjinore në nivel lokal–financuar nga Agjensia për mbështetjen e Shoqërisë Civile, (AMSHC)
Fokusi kryesor i projektit ishte rritja e perspektivës gjinore në nivel lokal dhe ndërmarrja e masave për të pasur një dialog të qëndrueshëm mes pushtetit lokal dhe qytetarëve në drejtim të buxhetimit me pjesmarrje. Një fokus të vecantë ju dha temakitave të lidhura me familjet që nevojë dhe nënat e vetmuara. Në përfundim të këtij projekti është realizuar një studim me të dhënat e mbledhura në njësite administrative Tiranë, Durrës dhe Elbasan për të vlerësuar informacionin që ata kanë mbi çështjet gjinore dhe sa respektohet barazia gjinore në Institucione politikbërëse dhe vendimarrëse, duke filluar nga niveli drejtues, qarku, bashkia etj. Ky projekt eshte realizuar me mbështetjen e Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).
Partneret e përfshirë në projekt: Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Organizata CSDS-Durrës, Bashkia Durrës, Bashkia Elbasan. Ky projekt është implementuar gjatë vitit 2016.
Aktivitete për ditet Ndërkombetare e të Rinjve – Shërbime të financuara nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Popullsisë, (UNFPA):
Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, data 12 Gusht dhe Dita e Vajzave Adoleshente, data 11 Tetor. Fokusi i projektit kishte të bënte me fushata ndërgjegjësuese për të rinj, të organizuar nga “Rrjeti Zëri i të Rinjve” i krijuar me mbështetjen e UNFPA (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Popullsinë) që prej vitit 2016, në bashkëpunim me Qendrën TED, pjesë e këtij rrjeti organizatash. Aktivitete të implementuara gjatë vitit 2017.
Forumi i politikave integruese për qytetin tim – financuar nga LëvizAlbania
Projekti synon krijimin e traditës së organizimit të “Forumi i politikave integruese për bashkinë time”, i cili do të ballafaqojë në mënyrë të organizuar qytetarët, politikanët dhe protagonistët e kulturës lokale duke ndihmuar në “përkthimin” e tyre në iniciativa konkrete që do ti paraqiten autoriteteve lokale, për ti shndërruar ato në politika duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve/komuniteteve vendore mbi përfshirjen në hartimin e politikave në nivel lokal. Projekti është mbështetur nga LEVIZ ALBANIA. Projekti është duke u zbatuar gjatë vitit 2018.
Vajzat e reja kundër ekstremizmit të dhunshëm në Bashkitë Cërrik dhe Belsh –financuar nga Terre des Hommes
Projekti të fuqizojë dhe të rrisë kapacitetet e vajzave të reja të grup-moshave 18 deri 25 vjeç për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Zonat në të cilat do të zbatohet ky projekt janë Bashkia Cërrik dhe Bashkia Belsh në Qarkun e Elbasanit. Këto dy zona janë përzgjedhur për shkak të karakteristikave të tyre të përbashkëta si egzistenca e ekstremizmit të dhunshëm në këto zona, standarti i ulët i jetesës dhe varfëria, numri i lartë i familjeve që jetojnë në kushte të vështira, nivel i lartë i papunësisë, mungesa e politikave zhvillimore dhe prezenca e komuniteteve me besime fetare të ndryshme. Projekti do të zbatohet gjatë vitit 2018.
Përmirësimi i proçesit të ndihmës juridike për njerzit në nevojë – financuar nga Fondi Kanadez për nismat Lokale, (CFLI).
Projekti po zbatohet në qytetin e Durrësit dhe Elbasanit dhe ka si qëllim kryesor rritjen e aksesit në drejtësi sidomos për shtresat në nevojë të cilat, për shkak të burimeve ekonomike jo të mjaftueshme, nuk mund të marrin shërbimet e nevojshme dhe ndihmën e duhur juridike për problemet dhe çështjet e ndryshme ligjore, gjyqësore ose jashtë-gjyqësore, që ato mund të kenë.
Më konkretisht projekti bazohet në reformën e re për ndihmën juridike falas që ka hyrë në fuqi më datë 1 Qershor 2018 në bazë të ligjit nr. 111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”.
Ligji në fjalë është miratuar në Dhjetor të vitit 2017 dhe ka hyrë në fuqi, siç u përmend pak më lart, në 1 Qershor 2018, duke i mundësuar në këtë mënyrë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit që të ngrenë strukturat e nevojshme dhe të miratojnë aktet nënligjore që do të shërbejnë për zbatimin efektiv të ligjit.
Projekti do të zbatohet gjatë periudhës Shtator 2018-Shkurt 2019 dhe synon që në përfundim të tij të ketë një raport të qartë mbi situatën e sektorin në fjalë si dhe propozime konkrete për përmirësim e tij, të jetë rritur informimi i publikut mbi ndihmën juridike të garantuar nga shteti dhe si rrjedhojë drejtësia të jetë më e aksesueshme dhe për ato persona të cilët nuk mund të përballojnë shërbime konsulence me pagesë, të ketë një aktivizim më të madh të Universiteteve dhe Studentëve në këtë fushë dhe pse jo marrëveshje konkrete bashkëpunimi ndërmjet Istitucioneve përgjegjëse për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe Universiteteve që ndodhen në Durrës dhe Elbasan.
