Bashkia e Korçës

Forumi i parë

Më datë 14 Maj u organizua Forumi i Hapur në qytetin e Korçës në bashkëpunim me organizatën CDC me objektivin kryesor “Politikat Gjinore në Bashkinë Korçë”. Në këtë takim u diskutuan këto tema:
a) Pjesëmarrja e gruas në politikë. Sfidat dhe Fuqizimi ekonomik i grave, pjesë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm;
b) Përfaqësimi i gruas në politikë dhe vendimarrje.
Në takim ishin të pranishëm rreth 40 pjesëmarrës, përfaqësues të bashkisë dhe të njësive administrative përkatëse, të shoqërisë civile, student, përfaqësues të shërbimit social, përfaqësues të institucioneve arsimore etj.
Në këtë aktivitet e ftuar ishte edhe Nënkryetarja e Bashkisë Znj. Benila Borova e cila ndër të tjera u fokusua në sfidat për përfshirjen e grave në vendimmarje dhe masat e ndërmarranga Bashkia e Korçës për përmirësimin e kushteve sociale të grave dhe nisma të marra nga kjo bashki për përfshirjen e grave në jetën sociale.

Ndërkohë Kryetarja e Forumit të gruas znj. Marjana Lara, e cila u fokusua tek roli i gruas në politikë. Ajo theksoi se aktualisht vetëm 20% e deputetëve në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë janë gra (29 nga 140), ndërsa në kabinetin qeveritar janë 7 gra ministre. Akoma më e vogël është pjesëmarrja e grave në nivelin aktual të qeverisjes vendore, veçanërisht në nivelin e kryetarëve të bashkive/komunave ku rezultojnë vetëm 5 gra nga 383 në total (1.3%), 4 prej të cilave janë kryetare të bashkive dhe 1 kryetare komune. Përsa i përket Këshillave të Bashkive dhe Komunave, rreth 12% (ose 759 nga 6500) e anëtarëve të tyre janë gra. Prandaj duhet te nxiten partitë politike të rrisin numrin e kandidateve gra për anëtare të Këshillave Bashkiake dhe kryetare Bashkie.

Gjithashtu, pjesëmarrës diskutuan mbin rolin e rëndësishëm që gratë mund të luajnë në demokratizimin e vet partive politike dhe pengesat që ato ndeshin në përfshirjen nga partitë politike. Një shoqëri e ekuilibruar edhe nga perspektiva gjinore padyshim që bëhet më e hapur e më demokratike.

Forumi i dytë

Me datë 15 Maj u organizua Forumi i rradhës në shkollën Raqi Qirinxhi në qytetin e Korçës me objektiv kryesor “Rolin e shkollës në zgjidhjen e problemeve sociale”.

Gjatë këtij takimi morën pjesë drejtues të shkollës, mësues dhe nxënës në total morën pjesë 40 persona. Lektorë ishin Drejtoresha e shkollës Keti Qirinxhi, Përfaqësuesja e DAR-it Znj. Anila Bitraku, si edhe Nënkryetarja e Bashkisë së korcës Znj. Benila Terova.

Temat kryesore të takimit ishin:
• Roli i shkollës në edukimin dhe formimin e qytetarëve të ardhshëm, bashkëpunimi me çdo projekt apo program zhvillimi me çdo shoqatë, organizatë apo institucion. Rëndësia e zhvillimit të aktiviteteve vullnetare në komunitet.
• Njohja, ndërgjegjësimi dhe kontributi vullnetar i nxënësve të shkollave qendër-komunitare tek problematikat sociale të komunitetit.
• Nxitja e aktivizmit të të rinjve për t’u ëprfshirë në procese vendimmarrëse dhe qevërisjen e “qytetit” ku jetojnë.
Në bashkinë e Korcës, shkollat kanë filluar të përdorin gjerësisht përfshirjen e nxënësve në nismave vullnetare të nxënësve të shkollave, nëpërmjet klubeve të shkollës.

Shembull model nga gjimnazi: “Themistokli Gërmenji”, Korçë zbatuar gjate vitit mësimor 2017-2018: Gjimnazi “Themistokli Germenji”, eshte shkolle qender komunitare dhe si e tille nxenesit e kesaj shkolle jane organizuar ne klube te ndryshme, te cilat ushtrojne aktivitetin e tyre pertej procesit mesimor.
Në fillim të vitit shkollor 2017-2018, ne nje takim me Qeverine e Nxenesve u propozua nga nxemesit e gjimnazit per ngritjen e klubit te vullnetareve te shkolles me synim: Sensibilizimin e të rinjve për pranimin, integrimin e bashkëmoshatarëve të tyre me aftësi ndryshe. Nxitjene prindërve e të rinjve me aftësi ndryshe drejt institucioneve, organeve mbështëse për të mare kujdesin e duhur.
Gjatë takimit pati kërkesa nga nxënës të shkollës për më shumë kënde me lojra sportive, të cilat mund të përdoren gjatë periudhës së verës, dhe gjithashtu qyteti të pajiset me kinema verore.

Forumi i tretë

Me datë 16 Maj 2018 u organizua forumi i hapur në qytetin e Korçës me temë: “Menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit në qytetin e Korçës”. Në këtë takim morën pjesë 38 persona.

Gjatë këtij takimi Ekspertë të mjedisit Znj.Elona Ballauri shpjeguan problematikat mjedisore më me peshë në qytetin e Korçës. Ndotja e ajrit, ndotjet e ujrave nëntokësore, burimi kryesor i ujit të pijshëm, projekte, aksione, aktivitete, nisma, që ndihmojnë në zbutjen deri në eliminimin e problemeve mjedisore të qytetit.Këto ishin goxha tërheqse për pjesëmarrësit pasi ishin çështje jo të njohura nga ana e tyre.