Integrimi i Politikave gjinore në nivel lokal

Në kuadër të këtij projekti Organizata TED ka zhvilluar intervista dhe takime me përfaqësues të njësive administrative, shoqërisë civile, punonjësit e shkollave dhe komunitetin e zonës për të patur një panoramë më të qartë mbi respektimin e barazisë gjinore në institucionet politikbërëse dhe vendimarrëse si Qarku, Bashkia etj.

TED përgatiti një studimi që kishte për qëllim zhvillimin e intervistave me përfaqësues të njësive administrative, shoqërisë civile, shkolla, komunitetin për të vlerësuar informacionin që ata kanë mbi çështjet gjinore. Sa respektohet barazia gjinore në Institucione politikbërëse dhe vendimarrëse, duke filluar nga niveli drejtues, qarku, bashkia etj.

Organizimi i tryezave të rrumbullakëta ishte një nga mjetet kryesore për arritjen e qëllimeve të këtij projekti. Tryezat ishin të fokusuara mbi temat e perspektivës të barazisë gjinore dhe krijimi i urave të komunikimit midis shkollave dhe pushteti lokal. Gjatë këtyre aktiviteteve ka patur një pjesëmarrje të lartë të mësuesve, studentëve dhe përfaqësuesve të Institucioneve lokale të qyteteve të Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës.

Si rezutat i këtij projekti, në zonat e targetuara u ngritën kapacitetet e pushtetit vendor të lidhura me politikat integruese gjinore, komuniteti u ndërgjegjësua mbi nevojën që ka për një përmirësim të politikave të barazisë gjinore dhe mbi përfitimet që kjo sjell, u rrit dialogu ndërmjet komunitetit, shoqërisë civile dhe Institucioneve Vendore si dhe u vendosën ura të rregullta komunikimi midis komunitetit dhe institucioneve lokale politikbërëse dhe vendimarrëse.

Gjithashtu, gjatë implementimit të projektit u përgatitën fletpalosje, banera dhe publikimi i një raporti me rezultatet e projektit.