Në kuadër të projektit “Të Rinjtë si Agjentë të Nrdyshimit në Zbatimin e Nismave Rinore” u përgatit manuali i quajur: Manual mbi Hartimin dhe Shkrimin e Projekteve
Ky manual shërbeu si një guidë për trajnimet që u zhvilluan me nxënësit e shkollave të përzgjedhura në kuadër të projektit. Të rinjtë e angazhuar në projekt formuan bërthamën kryesore të grupeve qytetare, të cilët ishin pjesa më aktive e projektit, një grup i diversifikuar për nga angazhimi aktiv social e i qëndrueshëm që do të udhërrëfejë pjesëmarrjen e vazhdueshme të qytetarëve në proçeset vendimarrëse në nivel lokal dhe më gjerë.
Fushat kryesore të veprimtarisë së saj përfshijnë:
- Kërkim-studimi dhe raportimi në çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore etj;
- Monitorimi, dokumentimi, informimi, raportimi dhe vlerësimi i situatës mbi të drejtat e njeriut, vlerësimin e zhvillimit ekonomik, proceset demokratike në Shqipëri, etj.
- Edukimi-trajnimi për ndërgjegjesimin e grupeve dhe shtresave të caktuara të shoqërisë shqiptare, lidhur me parimet dhe Institucionet bashkëkohore të demokracisë shtetit të së drejtës, zhvillimit të qëndrueshëm si dhe çdo parimi dhe vlere integruese drejt Bashkimit Evropian.
Të rinjtë e shkollave të përzgjedhura u informuan rreth tematikave të projekteve që zakonisht adresojnë problematika që prekin një komunitet, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetesës, ofrimin e shërbimeve më të mira publike ose nxitjen e zhvillimit social e ekonomik. Një projekt shihet edhe si një plan pune, ku secili person i përfshirë ka role dhe detyra të qarta.
Wshtë trajtuar procesi i hartimit nis me përcaktimin e objektivave. Objektivi i përgjithshëm duhet të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri, si përmirësimi i kushteve të jetesës ose reduktimi i një problemi. Objektivat specifikë ndihmojnë në planifikimin e aktiviteteve konkrete për arritjen e qëllimit final.
Roli i strukturave zbatuese/punonjësit si menaxheri i projektit, financieri, oficeri i komunikimit. Gjithashtu analiza e situatës dhe analizë ndihmon në përcaktimin e prioriteteve dhe zgjedhjen e aktiviteteve më të përshtatshme për të arritur rezultatet.
Një nga temat kryesore të manualit është qeverisja vendore e cila nënkupton të drejtën e një grupi të caktuar njerëzish të cilët jetojnë në një bashkësi të caktuar territoriale, ku në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore Ai ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetë qeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik.
Gjithashtu, advokacia është një term i përdorur gjërësisht dhe nuk ka një përkufizim të vetëm, por në thelb përbën një seri aktivitetesh të oragnizuara nga një person ose një grup personash në mbrojtjen e një çështje të caktuar ose në arritjen e një qëllimi final, duke influencuar një ndryshim social të rëndësishëm deri në politikat konkrete shtetërore. Në ciklin e advokacisë përfshihen një sërë elementësh të ndryshëm, si përcaktimi i objektivave finalë, organizmi i aktiviteteve, planifikimi dhe mbledhja e fondeve, identifikimi i mbështetësve dhe llogaritja e hapave të kundështarëve të çështjes. Po ashtu shumë e rëndësishëm është edhe identifikimi dhe prodhimi i mesazheve në mbështetje të kauzës, planifikimi i kohës së duhur për ti përcjellë si dhe identifikimi i kanaleve të duhura të komunikimit të këtyre mesazheve. Për të pasur sukses në advokaci qytetarët organizohen në organizata jofitimprurëse, forume të ndryshme, lëvizje të ndryshme. Sigurisht, që suksesi i advokacisë si proçes varet shumë edhe nga cilësitë personale të personave të angazhuar. Personat e angazhuar në advokaci janë negociatorë të mirë, artikulojnë qartë idetë në mbështetje të kauzës, janë personazhe karizmatikë, kanë një stil të veçantë komunikimi, shpeshherë shfaqen edhe komik, me batuta të gjendura për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në përgjithësi.
Disa tematika të tjera të rëndësishme që u trajtuan në manual ishin:
Objektivi i advokacisë
Objektivi është elementi nga i cili fillojmë një proçes advokimi. Përcaktimi i objektivit lidhet ngushtësisht me problemin për të cilin jemi duke kërkuar zgjidhje. Problemet mund të jenë shumë komplekse dhe të ndërthuren më njëra tjetrën, por për të garantuar sukses të proçesit të advokacisë, duhet të artikulojmë sa më qartë dhe thjeshtë problemin ku nëpërmjet tij të mund të adresojmë zgjidhjen e cila do të jetë objektivi kryesor gjatë advokimit.
Mbledhja e të dhënave për kauzën e advokacisë
Është shumë e rëndësishme për objektivin e advokacisë të krijohet një data bazë të dhënash me fakte të vërtetuara, statistika zyrtare, artikuj në media, shprehje të opinionit publik të gjitha të siguruara nga burime serioze dhe të verifikueshme.
Pasi përcaktohet objektivi, i cili mbështetet në të dhëna zyrtare, statistikore nga burime të verifikueshme, lind si detyrë identifikimi i personave të cilët kanë influencë në vendimarrje. Në këtë grup mund të përfshihen staf i ministrive përkatëse, këshilltarë, deputetë, njerëz të medias, studiues të shquar me impakt publik.
Mesazhet e Advokacisë dhe shpërndarja e tyre
Përgatitja e mesazheve për audiencën është në varësi të personave, apo posteve që ata mbajnë. Nëse do të përgatisim një mezash për një deputet, duhet të kemi të qartë që ky mesazh duhet të përkrahet edhe nga votuesit e tij.
Përfshirja e një numri sa më të madh njerëzish do të siguronte një fitore të parë të advokacisë për të ndikuar vendimarrjen.
Mundësitë për të folur dhe diskutuar më audiencë të caktuara si deputetë, ministra, kryetar bashkie janë jo të shpeshta. Mund t’ju jepet mundësia që objetivin tuaj t’ja parashtoni dikujt që përfaqëson vendimarrjen vetëm në 5 minuta kohë në një konferencë, ose një takim konsultues.
Aktivitetet që realizohen gjatë një proçesi të advokacisë kërkojnë burime financiare të qëndrueshme dhe kjo është një nga sfidat më të vështira të aktivistëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Kryesisht fondet sigurohen në kuadër të hartimit të projekteve në thirrje të ndryshme, nga kuotat e antarësisë të organizatave, mbështetje e mundshme nga biznese të interesuara për kauzën. Mbledhja e fondeve nëpër platforma të ndryshme online etj.
Vlerësimi i përpjekjeve të advokacisë
Monitorimi dhe vlerësimi i përpjekjeve bëhet duke përcaktuar paraprakisht një afat kohor. Duhet që të gjithë veprimtarisë së kryer ti lëmë një afat për të shfaqur rezutatet. Ndryshimi nuk mund të ndodh direkt pas një osë dy aktiviteteve.
