Forumi i politikave integruese për qytetin tim

Identifikimi i problematikave për secilën bashki

Për secilën bashki është identifikuar një listë me problematika kryesore bazuar në rishikimin e një sërë raportesh por edhe intervistave dhe fokus grupeve të zhvilluara me aktorë kryesore profesionist(mësues, pedagogë), të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë aktivë, gazetarë lokal, përfaqësues nga pushteti vendor(afërsisht 25 persona për cdo bashki). Bazuar në identifikimin e listës së prioriteteve grupi i punës përzgjodhi 3 tematika për cdo bashki, të cilat shërbyen si bazë për organizimin e forumeve. Ekspertet dhe grupi i punës u siguara që tematikat të ishin sensitive dhe të shmangej mbivendosjet me trajtime të mëparshme(për aq sa ishte e mundur).

Zhvillimi i forumeve me qytetarët

Gjatë fazës së parë janë zhvilluar 5 forume me qytetarët, respektivisht 2 në Bulqizë dhe 3 në Korcë, me prezencën e 200 pjesëmarrësve.