Misioni

Misioni & Visioni
Qendra “Trajnim dhe Edukim për Demokracinë”është themeluar në vitin 2015.
Organizatasynon fuqizimin e rolit të komunitetit në vendimarrje në Shqipëri me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës nëpërmjet zbatimit të projekteve konkrete në zonat ku ka më shumë nevojë. Ky qëllim do të arrihet nëpërmjet rritjes së kapaciteteve, angazhimit qytetar dhe avokimit të çështjeve delikate që shqetësojnë banorët e zonave të caktuara. Deri tani organizata TED ka implemtuar projekte nw Shërbime të drejtpërdrejta ne qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Korcës, të Bulqizws dhe të Kukësit.Kjo shtrirje gjeografike ka synuar zbatimin e programeve në “hotspote” zona të nxehta që janë prekur nga lëvizjet demografike, emigracioni dhe që potencialisht nevojat e të rikthyerve kërkojnë ndërhyrje dhe mbështetje me shërbime

Metodologjia
• Identifikimi i nevojave në fushat përkatëse të veprimit
• Përgatitja dhe gjetja e zgjidhjeve inovatore për problematikat e evidentuara
• Bashkëpunimi me organizatat e tjera që aktivizohen në sektor dhe institucionet shtetërore.
• Zbatimi i aktiviteteve konkrete ne terren.
• Organizimi i sesioneve te trajnimit dhe forumeve të hapura ku qytetarët janë më afër përfaqësuesit e Institucioneve Publike.

Zonat ku kemi punuar: